INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kotzias për negociatat: Të bllokuara nga mosmarrëveshjet Rama-Meta

Kotzias për negociatat: Të bllokuara nga mosmarrëveshjet Rama-Meta

Publikuar më: 16:37 20-09-2018

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij gjerman Heiko Mass, ndërsa foli edhe për negociatat me Shqipërinë. Sipas ministrit grek negociatat me Shqipërinë janë bllokuar për shkak të palës shqiptare. Sipas Kotzias kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Po ashtu diplomati grek shprehu bindjen se një marrëveshje paraprake për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, do të ratifikohet plotësisht pavarësisht kundërshtisë në të dy vendet. Kotzias theksoi se maqedonasit do ta mbështesin ndryshimin e emrit në “Maqedonia e Veriut” në referendumin e 30 shtatorit.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217