Dita e gënjeshtrave ka mbajtur vendin e parë në mesin e Kardashians.
Kourtney Kardashians, 36 vjeç mori goditjen e saj të premten kur “zuri” ishin e saj, 32 vjeçarin Scott Disick me motrën Kendall Jenner, në shtrat, të premten. Por doli që kjo ishte vetëm një shaka e bërë nga anëtarët e familjes së reality show-t më të famshëm në botë për ditën e gënjeshtrave.
Videoja në Snapchat fillon me një nga kamerat e vendosura në shtëpinë e Kourtney-t që kërkonte të gjente Kendall-in. E bërë kurioze, Kourtney vjen bashkë me motrën e saj të vogël, Kylie-n, duke pyetur se ku ishte modelja 20 vjeçare. Ka qenë Kylie ajo që e ka informuar Kourtney-n se Kendall ishte në dhomën e gjumit. Pasi ka trokitur, mamaja e 3 fëmijëve, është habitur teksa e ka gjetur derën e dhomës së gjumit të mbyllur. Pasi ka hapur derën, Kourtney ka gjetur Scott-in dhe Kendall-in në një përqafim të ëmbël poshtë çarçafëve. Ajo e ka quajtur Scott-in të “sëmurë” ndërsa ky i fundit, pasi ka parë përreth ka ngritur zërin duke thënë: “Të gjithë e dinë që jam i paqëndrueshëm..”, përpara se të shtonte: “1 Prilli”. Kjo nuk është hera e parë që çifti kërkon të tërheqë vëmëndjen duke përdorur mediat sociale. Kujtojmë që muajin e kaluar, Kourtney dhe Scott ngacmuan ndjekësit e tyre në rrjetet sociale duke postuar disa video që përcillnin idenë se janë rikthyer bashkë.