INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kourtney.K dhe Justin Bieber, romanca vazhdon...

Kourtney.K dhe Justin Bieber, romanca vazhdon...

Publikuar më: 12:29 16-04-2016

Romanca sekrete vazhdon...

Kourtney 36 dhe Justin 22 vjeç kanë frekuentuar njëri- tjetrin për muaj me ndërprerje kur ai ka qenë në LA, pasi zërat për një histori mes tyre nisën në tetor. Ylli i realitetit televiziv po fliste për një rikthim me ish-in Scot Dissick kohët e fundit , me të cilin u nda në verë të 2015-ës pas 9 vitesh. Ata janë parë disa herë në praninë e njëri-tjetrit së fundi. Por ndërkohë, ajo është larguar vjedhurazi për të takuar 22 vjeçarin Bieber sipas një raportimi për revistën “People”.

“Ata janë shoqëruar me ndërprerje për disa muaj.  Bieber  i ka takuar edhe 3 fëmijët e saj por ata nuk dalin asnjëherë në prani të fëmijëve. “Kjo ndodh natën kur Kourtney  ka dikë që ta lërë të kujdeset për fëmijët”,  ka thënë një burim.

Ylli që bën 37 vjeç të hënën, e ka takuar këngëtarin e hitit “Sorry” sa herë që ai ishte në LA. Motrat Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie janë parë në koncertin e yllit kanadez të pop-it në turin e tij botëror “Purpose” në 24 mars. Dyshja gjithashtu kanë dalë disa herë muajt e fundit , por në mënyrë të zgjuar as kanë ardhur dhe as janë larguar bashkë.

“'Kourtney është fantastike. Justin mendon se është ok që ajo është më e madhe dhe hot. Ajo nuk është nga ato që të ngjiten nga pas dhe ka jetën e saj”,  ka thënë burimi në fjalë. Ah Kourtney, Kourtney!

Article Logic
Execution time: 0.0017731189727783