Bukuroshja 37 vjeçare nuk ka qenë kurrë e turpshme përpara kameras, veçanërisht kur kjo e fundit është e saj.
Megjithatë nuk e ka pasur as pasionin e zhveshjes në nivelin e motrave të saj Kim dhe Khloe. Si më e madhe në moshë dhe më e matur, ajo nuk e nxjerr të gjithë të pasmen jashtë si dy bukuroshet që nuk i kanë lënë fare vend imagjinatës. Kourtney nxjerr “vetëm” pjesën anësore duke treguar pak lëkurë, por vetëm aq. Deri tani të paktën, pasi në snapet e saj të një pas njëshme sa vjen dhe shfaq më shumë nga hiret. Për një mama me 3 fëmijë duhet thënë se është vërtet përvëluese dhe pak e nënvlerësuar duke e krahasuar me motrat e saj më të vogla dhe më të “shkathëta”. Por Kourtney po mëson dhe po...merr shembull.