Motra e madhe Kardashian rrezikoi shumë këtë herë me veshjen e saj.
Rrezikoi që të zërë vendin e motrës së saj Kim në këto ditë ku kjo e fundit është zhdukur nga rrjetet sociale dhe shfaqet gjithmonë e më pak. Kourtney është shfaqur përvëluese me një veshje të stilit Kim K dhe natyrisht diçka e tillë do të thotë që pjesët e saj intime kanë dalë jashtë. Veshja e saj shumë e nxehtë, që dikush fare mirë mund ta ngatërronte për një veshje intime shtrati, ka nxjerrë në pah më të mirën e bukuroshes 37 vjeçare. Jo vetëm kaq pasi ishte aq e tejdukshme sa gjoksi i Kourtney duket plotësisht, me gjithë format intime. Me këto hapa që ka marrë ajo kohët e fundit, pyesim vete se çfarë do të zhveshë herën tjetër. Veçanërisht nëse vazhdon ndjek shembullin e Kim...