Ajo ka patur një sjellje të shkujdesur në mediat sociale kohët e fundit, duke potuar foto ku shfaqej herë duke pirë verë, herë duke mburrur pjesën e poshtme nudo apo duke refuzuar edhe njëherë tjetër Scott Disick.
Por të martën, Kourney Kardashian, bëri përpjekjen më të madhe për të mbajtur pas vetes ndjekës të rinj kur postoi një selfie mjaft sugjestionuese në Instagram.
Në shkrepje, 36 vjeçarja, mama e 3 fëmijëve, kishte hapur këmbët e ulur në një karrike pranë garderobës së saj, teksa mbante veshur vetëm një palë të brendshme të kursyera në ngjyrë të zezë.
Në foto shkruhej: “Finalja e madhe” dhe motra e madhe Kardashian kishte në fytyrë një shprehje të hutuar. Kjo vjen menjëherë pasi Disick dhe bukuroshja, postuan një seri videosh në Snapchat teksa ai bëri shaka lidhur me idenë e rikthimit bashkë. “Hey, ne donim që ju ta merrnit vesh të parët” , tha ai duke parë nga kamera ndërkohë që Kourtney filmonte. “Ne po kthehemi prapë bashkë”. Por dukej qartë që Kourtney nuk ishte dakord. “Jo” tha ajo me zë të lartë, por buzëqeshja në fytyrë tregonte që Scotti i duket asaj akoma i këndshëm.