Modelja e njohur Kourtney Kardashian vërtetë di si të jetë në qendër të vëmendjes.
Pas ndarjes me modelin francez, ka postuar shumë foto në ‘Instagram-in’ e saj me ish-burrin dhe fëmijët, duke vënë në dyshim kështu jo vetëm mediat por dhe ndjekësit e saj.
Kohët e fundit, Kourtney është duke u përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur John Mayer duke qenë se të dy janë single.
Një burim është shprehur për ‘ENeës’ se Kourtney momentalisht nuk është në një lidhje serioze dhe është e hapur për njohje apo lidhje të reja. Përsa i përket çështjes së këngëtarit John Mayer, Kourtney mendon se ai është shumë simpatik dhe patën një shkëndijë, por nuk kanë bërë plane për t’u takuar. Është dedikuar më shumë të kalojë këtë sezon festash me familjen e saj. Mesa duket, është duke shijuar lirinë. Motoja e saj: le të ndodhë cfarë të ndodhë!