Ava Max është kthyer në një prej emrave më të lakuar në industrinë e muzikës botërore dhe sigurisht si një vajzë me origjinë shqiptare nuk mund të na bëjë më tepër krenare me sukseset e saj.
E cilësuar si motra e vogël e Lady Gaga-s ka kryesuar top listat botërore me këngën 'Sweet but Psycho'. Ishte kjo këngë e cila e katapultoi Ava-n në skenën botërore dhe u kthye shumë shpejt në të preferuarën e shumë yjeve me famë ndërkombëtare e jo vetëm, shkruan intv.al
Kjo këngë është pëlqyer edhe nga motra e madhe e KARDASHIANs, Kourtney! Titulli I këngës tashmë është ‘quote’ i saj i preferuar dhe këtë e ka dëshmuar edhe vetë përmes një postimi në Instagram, ku si mbishkrim ka vendosur: 'Sweet but Psycho'!
Amanda (Ava) është lumturuar shumë nga ky gjest i Kourtney dhe ka lënë një zemër ‘emoji’ si koment. Epo BRAVO Ava!