INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kourtney Kardashian dhe Justin Bieber, dëshirë për të rënë në sy?

Kourtney Kardashian dhe Justin Bieber, dëshirë për të rënë në sy?

Publikuar më: 11:30 22-03-2016

Justin Bieber ka patur pothuajse çdo femër që ka dashur në një vend të vetëm.  Të dielën mbrëma teksa Kourtney Kardashian, e dashura e tij me hope,  Hailey Baldwin dhe mamaja e këngëtarit Pattie Malette po ndiqnin koncertin e tij.

Muzika ka shërbyer gjithmonë si një bashkuese e njerëzve dhe dukej se Justin po shpresonte që këngët e tij të zbusnin gjithçka sa iu përket femrave të ndryshme në jetën e tij. Duke e mbushur “shtëpinë” akoma më plot, ylli i përfolur për bredhjet me këngëtarin, Kourtney u dallua në rreshtat e parë. Ndërsa nuk është konfirmuar kurrë nëse 36 vjeçarja dhe këngëtari shumë më i ri se ajo, ishin në një lidhje zyrtare, Kourtney ka provuar se edhe ajo ishte një Belieber të dielën e kaluar.

Mamaja e 3 fëmijëve është parë të kërcejë e entuziasmuar gjatë performancës,  por Kourtney nuk ka qenë e vetmja Belieber, pasi edhe edhe “rivalja” e saj në dashuri, Hailey ndodhej aty.  Ajo që u vu re është se Pattie dhe Kourtney dukeshin mjaft komode në shoqërinë e njëra- tjetrës ndoshta sepse Kourtney është vetëm 3 vjet më e vogël se mamaja 39 vjeçare e Justin.

 E vetmja femër që ka një vend të veçantë në zemrën e Justin dhe që nuk ishte në koncert, ishte Selena. Sidoqoftë, u duk se 23 vjeçarja ka qenë në mendjen e tij. Një natë më parë Justin u kishte lënë fansave të kuptonin se  po mendonte për Selenën duke postuar një foto ku ai dhe këngëtarja po putheshin në pishinë, shoqëruar me fjalët “Ndienja”.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434