Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar dhe miratuar projektvendimet për miratimin e listave emërore për disa parti politike, për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë.
Pra Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listat emërore për Partinë Aleanca Demokratike, Partinë Socialdemokrate, Partinë Aleanca Demokristiane, Partinë Aleanca Arbnore Kombëtare, Partinë Aleanca Popullore për Drejtësi, Partinë Fryma e Re Demokratike, Partinë Komuniste të Shqipërisë, Partinë Kristian Demokrate, Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Si përfundim Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur masën prej 1 milionë lekë gjobë për Partinë Socialiste, për mosrespektimin e kuotës gjinore, për zonën zgjedhore qarku Berat.