INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ dënon partitë, që s’kanë pasqyruar shpenzimet e fushatës

KQZ dënon partitë, që s’kanë pasqyruar shpenzimet e fushatës

Publikuar më: 09:29 05-10-2017

KQZ kanë marrë masa administrative për 10 parti politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet 25 qershorit, pasi vetëm 8 prej tyre kanë dorëzuar pasqyrën e shpenzimeve financiare gjatë fushatës. Sipas ligjit “ Për partitë politike”, çdo subjekt politik i cili është i regjistruar në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051