Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 10:30 për të shqyrtuar disa projekvendime për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Partitë të cilat do të regjistrohen nesër për garën për pushtetin vendor janë; Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partia e të Drejtave të Mohuara dhe Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare.