KQZ ka bërë gati gjithë bazën material për zgjedhjet e 25 qershorit. Në një dalje për media u tha se sot ka filluar procesi i shpërndarjes së bazës materiale në disa qarqe nga KQZ drejt KZAZ-ve, proces ky që do të kryhet nga Administrata e KQZ-së në bashkëpunim me Zyrat Rajonale Zgjedhore dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Materialet logjistike zgjedhore, po shpërndahet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor të qarkut Kukës, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Berat dhe Fier.
Ndërsa nesër materialet zgjedhore do të shpërndahen në Komisionet e Zonave të Adminsitrimit Zgjedhor të qarkut Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Baza materiale ka te bëjë me kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga Komisionet e Qëndrave të votimit, vulat me kodet e sigurisë, e të tjerë.
KQZ porosit, që në këto fazë të procesit, është e domosdoshme që të gjithë anëtarët e 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të jenë në gadishmëri në KZAZ-të përkatëse, për pritjen e bazës materiale zgjedhore e cila do të përdoret ditën e votimit dhe gjatë procesit të numërimit të votave.