INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ gjobit PS, PD, LSI, Zguri debate dhe batuta me Denar Bibën

KQZ gjobit PS, PD, LSI, Zguri debate dhe batuta me Denar Bibën

Publikuar më: 16:35 12-12-2017

Partitë e mëdha janë ndëshkuar nga Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve. Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me nga 1 milionë lekë PS, PD, LSI, PSD dhe PAD, ndërsa PDIU dhe SFIDA u gjobitën me nga 2 milionë lekë. Sipas KQZ partitë që u gjobitën nuk kanë paraqitur raport për shpenzimet e tyre financiare gjatë fushatës zgjedhore.

Mbledhja e sotme u shoqërua me debate të forta mes dy kampeve politike por dhe anëtarëve të KQZ.
Denar Biba:
“Çdo shpenzim i kryer duhet të ishte deklaruar, tentative për ti dhënë 10 ditë kohë PD është një tentativë për të future në ligjshmëri në kundërshtim me ligjin këtë subjekt thyes të ligjit për deklarimin e shpenzimeve në kuptim të ligjit për partitë politike dhe KQZ nuk duhet të bjerë në këtë nivel që ti bëjë avokatin PD”.
Klement Zguri:
“Avash o burr, hiqe këmbën nga gazi”.
Denar Biba:
“Leri batutat prej kamionisti, administrata mua të më japë përgjigje”.
Klement Zguri:
“Mundet që ju të shpjegoheni. Unë 10 ditëshin nuk e kuptoj rivënie në afat dhe as për tu futur kjo histori në spirale gënjeshtrash, në mënyrë absolute. 10 ditëshi për të pasur përgjigje pozitive dhe korrekte në raport me këtë që ligji vetë kërkon. Nuk është rivendosje në afat dhe mos abuzo kështu”.
Denar Biba:
“Kjo nuk është me të ngritur zërin, por është me të lexuar ligjin. Mos e kthe personale, më cito ligjin ku lejohet që KQZ ti japë afat partive politike të paligjshme”.
Klement Zguri:
“Pavarësisht abuzimit, unë 10 ditëshin nuk e kuptoj rivendosje në afat, të mos abuzohet me këtë. Unë këtë e kuptoj si një përpjekje që KQZ ta zgjidhë në mënyrë seriozë dhe ligjore”.
Denar Biba:
“Po nuk ta jep ligji këtë mundësi”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764