INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ-ja vendos nesër për fatin e 3 zyrtarëve

KQZ-ja vendos nesër për fatin e 3 zyrtarëve

Publikuar më: 16:04 26-12-2016

Fati I mandateve të deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe kryebashkiakut Elvis Roshit do të vendoset të martën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Mësohet se ditën e martë KQZ do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë, e cila ka kërkuar ndërprerjen e mandatit për tre zyrtarët e lartë, të cilat sipas saj kanë fshehur rekorde kriminale në formularin e vetëdeklarimit.

Ky është rasti i parë që KQZ është vënë në lëvizje nga organi I akuzës në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881