INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ: LIBRA rrezikonë të mos futet në zgjedhje. Reagon Blushi

KQZ: LIBRA rrezikonë të mos futet në zgjedhje. Reagon Blushi

Publikuar më: 11:21 16-02-2017

Partia e re LIBRA me kryetar Ben Blushin rrezikonë të mos marr pjesë në zgjedhjet e qershorit.

KQZ ka diskutuar në mbledhjen e sotme një udhëzim që e pengonë partinë të bëhët pjesë e zgjedhjeve.

Sipas këtij udhëzimi çdo parti duhet të mbledh 5 mij firma për tu bërë pjesë.

Ben Blushi ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook ku shprehet se KQZ po kërkonë të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme.

"Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të rregjistrohet në zgjedhje.

LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht.

Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e rregjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve.

Pra jo 18 qershori por 28 prilli.Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA" shprehet Blushi

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061