KQZ ka miratuar zyrtarisht listat me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike.
Pas verifikimeve të listave dhe debateve të shumta mes anëtarëve të komisionit, më në fund është vendosur miratimi i listave. Zgjedhjet e 25 qershorit do zhvillohen me përfshirjen e Partisë Demokratike.
Mbledhja e KQZ që u zhvillua sot, ishte parashikuar të mbahej dje pasdite, por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.