INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ nis kontaktimin e kandidatëve zëvendësues të opozitarëve të dorëhequr

KQZ nis kontaktimin e kandidatëve zëvendësues të opozitarëve të dorëhequr

Publikuar më: 11:01 26-02-2019

Pas dorëzimit të mandateve në Kuvend, tani më është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të përmbyll procesin me plotësimin e 57 vakancave të krijuara nga radhët e opozitarëve.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj njoftoi se në KQZ ka mbërritur kërkesa e Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr dhe sqaroi procedurën në vijim për kontaktimin e kandidatëve në lista. 

“Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së”, tha Hoxha.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615