INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ nis zëvendësimin e deputetëve, kandidatët e PD firmosin dorëheqje të parevokueshme

KQZ nis zëvendësimin e deputetëve, kandidatët e PD firmosin dorëheqje të parevokueshme

Publikuar më: 16:34 01-03-2019

Tre vende bosh të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim gati janë zëvedësuar nga emra të tjerë. Po situata duket ndryshe me kandidatët në listat shumëemërore të PD. Po këtë të premte, përfaqësuesi i PD-së në KQZ ka dorëzuar në protokoll listën me emrat e 38 demokratëve të cilët nuk pranojnë të bëhen pjesë e parlamentit.Në këtë listë, qartësoi ai, nuk bëjnë pjesë kandidatët e partive aleate para 2017.

“Të gjithë kandidatët që kanë qenë pjesë e listës së Partisë Demokratike, që kanë qenë të Partisë Demokratike, të gjithë kanë firmosur dorëheqjen e parevokueshme dhe është depozituar. Përveç ndonjë kandidati që ka qenë pjesë e partive aleate”, tha Kaso.
Në KQZ sot është dorëzuar dhe firma e Agron Dukës për të mos pranuar mandat deputeti. Dorëheqje ka dhënë dhe Nard Ndoka, ndërsa vendim deri më tani nuk ka marrë deputeja Rudina Hajdari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029370784759521