INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ padit 96 komisionerë, shkelën ligjin gjatë numërimit të votave

KQZ padit 96 komisionerë, shkelën ligjin gjatë numërimit të votave

Publikuar më: 11:34 19-07-2017

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka kallëzuar penalisht në Prokurori 96 numërues të zgjedhjeve të 25 qershorit. E vetmja votë kundër ishte e Hysen Osmanaj, ndërsa e argumentoj në këtë mënyrë votën e tij kundër.
Hysen Osmanaj:
“Ka dhe raste të gabimit njerëzor, duhet të hiqen të paktën 10 QNV”.
Por për kreun e KQZ Klement Zguri ka ardhur momenti që të gjithë komisionerët ta kuptojnë se do të jenë ata që do të përballën me ndëshkimin ligjor në rast se shkelin ligjin gjatë numërimit të votave.
Klement Zguri:
“Ta kuptojnë se ata do të ndëshkohen po tjetërsuan votën”.
Nënkryetari i KQZ Denar Biba thotë se nga ky numër i lartë kallëzimesh mund të ketë dhe nga ata komisionerë që kanë kryer shkelje të ligjit edhe si pasoje e lodhjes apo gabimit njerëzor.
Denar Biba:
“Ka dhe gabime njerëzore për shkak të lodhjes”.
Dosja me 96 emrat e komsionerëve i është përcjellë organit të akuzës, e cila do të japë dhe fjalën e fundit mbi masat që do të marrë për secilin prej komisionerëve.

Article Logic
Execution time: 0.0047128200531006