INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KQZ: Qytetarët të administrojnë zgjedhjet , ja si mund të bëhesh komisioner [VIDEO]

Publikuar më: 16:04 29-03-2017

Në kushtet e bojkotit të opozitës qytetarët janë vetofruar për tu bërë pjesë e administrimit të zgjedhjeve. Bëhet fjalë për komisionerët kryesisht të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, të cilët nuk janë përzgjedhur nga partia demokratike, e që Kodi Zgjedhor përcakton se ato mund të plotësohen me qytetarë të thjeshtë . Por kriteret që duhet të plotësojë secili prej kandidatëve i zbardh për IN TV nënkryetari i Komisionit qendror të zgjedhjeve Hysen Osmanaj.
Hysen Osmanaj
“Duhet të jenë me diplotë të shkollës së lartë, mos të ketë probleme me ligjin”.
Por në rast se opozita e djathtë vendos që mos të dorëzojë në KQZ komisionerët e saj deri më 18 maj, atëherë do të jenë këta komisionerë që të të administrojnë zgjedhjet në 90 KZAZ e vendit.
Kristal Kume:
“Nëse PD nuk dërgon komisionerët e saj 30 ditë përpara zgjedhjeve atëherë komisionerët kryesisht administrojnë zgjedhjet e 18 qershorit
Administrimi i zgjedhjeve me qytetarë që janë vetofruar do të ishte dhe një test për administrimin e zgjedhjeve jo vetëm nga subjektet politike.

Article Logic
Execution time: 0.0040020942687988