INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ reagon pas kërkesës së aleatëve të opozitës për të hyrë në zgjedhje

KQZ reagon pas kërkesës së aleatëve të opozitës për të hyrë në zgjedhje

Publikuar më: 14:40 02-08-2019

KQZ reagoi ndaj letrës së tre partive opozitare që kërkuan të rregjistrohen në zgjedhjet e 13 tetorit. KQZ ka njoftuar një mbledhje ditën e shtunë për të shqyrtuar kërkesat e opozitës

Njoftimi i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 03.08.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimi:

“Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim “Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019”.

Dite te mbare!

Thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga KQZ.

Por burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije se kërkesa në fjalë është bërë vetëm nga kreu i Institucionit Klement Zguri pasi anëtarët e PS në KQZ me shumë mundësi, nuk do të shkojnë nesër në mbledhje.

Article Logic
Execution time: 0.0016090869903564