INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ rrëzon kërkesën e PDIU, Idrizi jashtë kuvendit

KQZ rrëzon kërkesën e PDIU, Idrizi jashtë kuvendit

Publikuar më: 12:00 04-07-2017

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi me sa duket mbeti përfundimisht jashtë Kuvendit dhe mandati i 18 në Tiranë i mbeti Partisë Socialiste, pasi KQZ ka rrëzuar kërkesën e çamëve për të shqyrtuar të gjitha materialet zgjedhore. PDIU pretendon se ka pasur shumë parregullsi gjatë numërimit dhe pasqyrimit në tabela të rezultatit.
PDIU përmes përfaqësuesit, por edhe Mesila Dodës kërkoi 48 orë për të depozituar të gjitha provat me parregullsitë në KZAZ e qarkut të Tiranës.
Por përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë komisioner i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.
Kryetari i KQZ e hodhi kërkesën e PDIU në votim, e cila u rrëzua në bllok me 7 vota pro dhe asnjë kundër. Pra Idrizi e humbi mandatin në qarkun e Tiranës për një numër të vogël votash. KQZ gjithashtu  miratoi tabelën për qarkun e Tiranës duke zyrtarizuar rezultatin; PS 18 mandate, 11 PD dhe 5 LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049