INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ u jep mandatin 6 deputetëve të rinj të PD-së e LSI-së [EMRAT]

KQZ u jep mandatin 6 deputetëve të rinj të PD-së e LSI-së [EMRAT]

Publikuar më: 13:18 11-03-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh mesditën e sotme për të bërë zëvendësimin e 6 vendeve të lëna bosh nga deputetët e dorëhequr të PD dhe LSI në Parlament.

KQZ i dha mandatin e deputetit Astrit Veliaj, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi.

Vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë, e mori Elda Hoti.

Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni.

Një tjetër mandat të LSI, atë të Vangjel Tavos në Gjirokastër, KQZ ia dha Ediola Brahës.

Klevis Balliu në Korcë do të zëvendësohet nga Ligoraq Karamelo ndërsa Majlinda Halilaj zëvendësoi Lulzim Bashën.

Gjashtë deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare dhe zyrtarisht me ta, numri i “opozitarëve të rinj” shkon në 10.

Article Logic
Execution time: 0.0018548965454102