INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ zëvendëson deputetët e LSI-së, ja 4 opozitarët e rinj

KQZ zëvendëson deputetët e LSI-së, ja 4 opozitarët e rinj

Publikuar më: 13:22 04-03-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kwsaj tw hwne bëri kalimin e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tek kandidatët zëvendësues.

Kështu gjatë kësaj mbledhje Endrit Braimllari i LSI u zëvendësua nga kandidati pasues i qarkut të Tiranës, Edmond Rushiti.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu. Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Sakaq mandatin e deputetit të Dibrës të Përparim Spahiut, e mori Aurora Mara.

Ndërsa në radhët e LSI të gjithë i dogjën mandatet, nga Partia Demokratike, refuzimi erdhi nga vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari dhe nga deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit për qarkun e Beratit, kandidati i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi.

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566