Edhe pse votuan kundër heqjes së mandatit të ish depuetit Dashamir Tahiri, 3 anëtarët e zgjedhur në KQZ nga demokratët kanë votuar pro zëvëndësimit të tij në Kuvend. Me 7 vota pro, organi zgjedhor ka zëvëndësuar të dy deputetët e qarkut të Vlorës, të cilëve ju hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Kreu i KQZ-së Denar Biba ka theksuar se vendimi i institucionit që ai drejton vihet në zbatim menjëherë për të tre zyrtarët e lartë që ju hoq mandati, pavarësisht kohës së botimit të këtij vendimi në fletoren zyrtare. Ndërkohë dy ish Deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami kanë ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative.