Loredana Zefi, është njëra nga reperet më të suksesshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Ajo tashmë është duke punuar fuqishëm për karrierën e saj, e që pas distancimit nga reperi Mozzik, biondja po vazhdon e vetme dhe siç ka thënë ‘do e sjellë bukën në shtëpi edhe për vajzën e saj’.
Ditën e djeshme Loredana së bashku me vajzën e saj udhëtoi drejt Spanjës. Arsye për këtë vizitë u bë eventi i rëndësishëm muzikor i “MTV EMA 2019”.
Ajo ishte e nominuar për çmimin “Best Swiss Act” dhe tashmë është shpallur edhe fituese në këtë kategori.
Lajmin e ka bërë të ditur reperja nëpërmjet postimeve në Instagram. Mjaft e emocionuar për këtë çmim, Loredana ka falenderuar fansat e saj dhe ata që e kanë mbështetur prej kohësh.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën e saj, pasi në event ka personazhe të njohur nga e gjithë bota që marrin pjesë. Vlen të përmendim se këtë herë marrin pjese edhe dy shqiptaret e famshme Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat edhe përveçse janë të nominuara, do të performojnë në skenën kryesore të MTV EMAs.