INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krahasimi në rajon, ja sa duhet të punojnë shqiptarët për të blerë një iPhone XS

Krahasimi në rajon, ja sa duhet të punojnë shqiptarët për të blerë një iPhone XS

Publikuar më: 09:14 16-08-2019

Vit pas viti telefonat po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 445 orë (rreth 3 muaj), së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.

Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple pagave mesatare në vendet e BE-së (sipas Eurostat), pagave në vendet e rajonit dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët e BE-së, apo edhe se vetë Ballkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës.

Shqiptarëve të Kosovës ju nevojiten 338 orë pune për të blerë një iphone XS, duke u renditur kështu të dytët, që u duhen më shumë orë. Fill pas tyre renditeten Bullgarët. Me një pagë mesatare mujore prej 568 euro, atyre ju nevojiten mesatarisht 315 orë pune, më shumë se maqedonasve që iu duhet të punojnë 302 orë, apo serbëve 278 orë.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, malazezëve ju duhet të punojnë më pak, rreth 234 orë.

Për më pak se dy javë pune të paguar me një pagë mesatare, individët mund të blejnë një Iphone XS në këto vende të Europës: Gjermani, Austri, Belgjikë, Finlandë, Suedi, Irlandë, Francë, Holandë, Itali dhe Mbretëri e Bashkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038228034973145