Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry para tre ditësh u bënë prindër të një djali që vendosën ta quanin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
Të dy prindërit janë shprehur se ndihen pafundësisht të lumtur për ardhjen në jetë të bebushit mbretëror, ndërkohë komentet e shumta në mbarë rrjetin nuk kanë munguar.
Ditën e djeshme ata e prezantuan djalin e tyre të sapolindur në media, ku nuk munguan as komentet e shumta.
Mirëpo ai që ra në sy, ishte komenti i një moderatori të një programi në radio ‘BBC Radio 5’, Danny Baker, ka publikuar një foto të një shimpanzeje, teksa e ka shoqëruar me mbishkrimin: ‘Bebushi mbretëror lë spitalin!’.
Ai është pushuar menjëherë nga puna dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Baker përmes një postimi në Twitter.