Së fundi u fol se Adi Krasta do të rikthehej në televizion, por jo në Top Channel.
U bë e ditur se ai do të shfaqej në ekranin e Ora News por ishte vetë Krasta që i përgënjeshtroi këto fjalë. Moderatori dhe gazetari i njohur do t’i ribashkohet skuadrës së “Top Channel” dhe flitet se ka qenë pikërisht vetë presidentja e “Top Meias”, Vjollca Hoxha ajo që ka këmbëngulur për rikthimine Krastës. Pas viteve të tëra në ekran, moderatori është tërhequr prej më shumë se një viti dhe tani rikthehet në “Top Channel” në drejtimin e programit të çdo të diele, “E Diell”. Sezoni i ri premton shumë surpriza të cilat do të shfaqen shumë shpejt.