INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreditorët e këqinj pas këtij lajmi mund të buzëqeshin

Kreditorët e këqinj pas këtij lajmi mund të buzëqeshin

Publikuar më: 10:54 12-04-2019

Banka e Shqipërisë do të aplikojë këtë vit një masë të re për fshirjen e kredive të këqija. E kjo do të gëzojë kreditorët problematikë. Masa e re do të detyrojë bankat të fshijnë nga bilancet kreditë e humbura për një periudhe 2 vjeçare nga 3 vite që janë aktualisht.
Procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilancet ka qenë mjeti kryesor për uljen e kredive të këqija përgjatë katër viteve të fundit. Në fund të vitit 2018 kreditë me probleme shënuan 11.1% nga 13.2% që ishin në 2017.
Pavarësisht rënies Shqipëria ka përqindjen më të madhe të kredive me probleme në Rajon. Në kohën kur u shtua numri i kreditorëve dhe për pasojë dhe i atyre që nuk i shlyenin në kohë, Banka e Shqipërisë në 2015 vendosi disa rregulla. Nëse në 2015 nuk kishte afate që bankat t’i fshin nga sistemi pas këtij vit u vendos që nëse ato nuk shlyeshin pas 3 vjetësh të fshiheshin. Po me sa duket është shuar ndjshëm numri i kreditorëve të këqinj dhe këtë vit u vendos që të afrohet dhe më shumë koha për fshirjen e kreditorëve me problem, me 2 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055