Elvisi është një ndër konkurrentët më të komentuar në "Përputhen", i cili fillimisht u pa në takim me Tean. Pasi Tea vendosi për Andin, ai doli në takim me Melisën. Së fundmi, në rrjet kanë qarkulluar lajme se Elvisi është larguar nga "Përputhen". Ai ka munguar në puntatat e fundit dhe nuk dihet nëse do të rikthehet. Mungesa e tij nuk është komentuar në studio, prandaj nuk mund ta themi me siguri se çfarë po ndodh.
Ende nuk dihen arsyeja e mungesës së Elvisit, pasi moderatorja Bora Zemani, ka përmendur vetëm mungesën e Andit dhe jo të tjerëve.
Gjatë ditës së djeshme është larguar nga emisioni dhe Emini djali nga Kosova.