INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krejt papritur, Enca dhe Don Xhoni përfundojnë në INSTAGRAMIN e Malumës! [FOTO]

Krejt papritur, Enca dhe Don Xhoni përfundojnë në INSTAGRAMIN e Malumës! [FOTO]

Publikuar më: 16:07 31-07-2020

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia është duke korrur sukses me këngën e fundit “Break Down” bashkëpunim me Don Xhonin. Kjo këngë vetëm pak orë nga publikimi, ka arritur të futet në listën e këngëve më të dëgjuara në mbarë botën.

Madje, ka hyrë tek këngët “Trending worldwide”, listën e së cilave e kryeson Maluma me këngën “Hawai”.

Së fundmi ka qenë këngëtari me famë botërore Maluma, i cili ka publikuar në Instagram foton e kësaj tabele, të cilën e kryeson ai vetë, ku duket se e 11-ta me radhë është kënga e Encës me Don Xhonin.

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar edhe Enca në një postim në rrjetet sociale “Kena perfundu edhe tek story i Maluma, doni më?”, ka shkruar Enca në postimin krahas fotos së publikuar.

mlum.png

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768