Dje Trump goditi ashpër Rusinë, me një shënim në Twitter: “Shumë të vdekur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, në sulmin e pamenduar KIMIKAL në Siri. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e Assad. Çmimi i madh për të paguar”- tha ai.
Agjencia e lajmeve TASS e Rusisë tha se Rusia po shqyrtonte një numër përgjigjesh ndaj sanksioneve të reja të SHBA. Sipas Peskov, “Rusia po e analizon situatën. Interesat e vendit tonë janë parë si të një rëndësie të madhe”- tha ai.