Ata nuk janë prononcuar asnjëherë për marrëdhënien e tyre, por të gjithë janë të bindur që Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë çift dhe një prej më të komentuarve të shoëbizit shqiptar që jo rrallëherë marrin vëmendjen e mediave.
Pasditen e sotme, Luana publikoi në profilin e saj në Instagram një pozë teksa drekonte në një restorant. Mirëpo mesa duket, Krenari nuk e ka përmbajtur dot veten dhe ka komentuar në pozën e saj.
"Jashtëzakonisht e bukur"- ka shkruar ai, duke e shoqëruar me emojin e një trëndafili.
Çfarë i tha Luana? Jo vetëm që nuk i ka kthyer përgjigje, por as nuk i ka pëlqyer komentin. Po të mos kishte hyrë fare në Instagram mirë, por ajo ishte aktive pasi komentoi në një foto të Marinës të publikuar pak më vonë. Ja pra që Luana do të mbajë një profil të ulët lidhur me marrëdhënien e saj me Krenarin.