Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoËbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private.
Për këtë arsye ajo gjithmonë e ka fshehur lidhjen e saj me menaxherin e njohur të artistëve, Krenar Çoçajn edhe pse janë fotografuar shpeshherë bashkë në ambiente të ndryshme. Është shkruar shumë se Krenari si menaxher i njohur, është mbështetësi kryesor i Luanës në karrierën e saj muzikore e cila nga dita në ditë po pëson shumë rritje.
E si të mos mjaftojnë projektet e shumta televizive, Luana ka shkuar në Prishtinë për një tjetër projekt muzikor. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Instagram, mirëpo ajo mori një ankesë nga partneri i saj i përfolur, Krenar Çoçaj.
Bashkëngjitur fotos ku Luana tregon se ndodhet në studio duke regjistruar, partneri i saj shkruan:
“Na ke lodh pune pune qu shko naj pushim mo..’’
Luana nuk i ka kthyer përgjigje, por mos vallë Krenari sapo e ftoi për pushime?