Era Istrefi ishte drejtpërdrejtë në një konferencë për shtyp të organizuar nga FIFA. Ajo do të këndojë në finale të Botërorit këngën që është tashmë një hit së bashku me Niki Xhem dhe Ëill Smith.
“Jam e nderuar dhe ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Kupës së Botës. Ishte një punë e madhe për mua. Bashkimi i të gjitha kombeve përmes muzikës është e mahnitshme. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit më kanë pritur ngrohtësisht dhe ishin mikpritës”, ka thënë Istrefi. Ndërsa Era tha se një nga ndeshjet më të veçanta për të ishte ajo mes Zvicrës dhe Serbisë dhe kjo për shkak të golave që dy shqiptarët shënuan.
"Ndeshja më e paharrueshme për mua ishte kur Zvicra luajti kundër Serbisë. Ishin dy Shqiptar që luajtën dhe shënuan gola që të dy. Ishte e mrekullueshme, u ndjeva shumë mirë", përfundoi ajo.