Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj kanë rrëmbyer një tjetër trofe ditën e sotme. Ata kanë dalë triumfues në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
Luiza Gega shpallet kampione në garën e 3000 metrave në turneun e sallave të mbyllura që u zhvillua në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, duke e kaluar e para finishin me kohën 9 minuta e 6 sekonda. Atletja shqiptare e distancave të mesme rrëmbeu medaljen e artë në këtë disiplinë, ku shfaqi supermacinë ndaj rivaleve të saj.
Ky është një tjetër sukses i madh i arritur nga atletja shqiptare në turneun ballkanik “Istanbul Indoor”, teksa një vit më parë në të njëjtin turne rrëmbeu medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën 4:06:65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë.
Nga ana tjetër edhe Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit. Ai ka kërcyer 7.80 metra, më shumë se të gjithë konkurrentët e tjerë duke marrë kështu vendin e parë. Pas këtij çmimi Smajlaj është kampioni i Ballkanit, pas medaljes së fituar në Beograd.