Më 2 shtator Luana Vjollca festoi 28-vjetorin e lindjes. Në një festë madhështore të organizuar i në Jug të Shqipërisë, ajo kaloi një nga ditët më të bukura të jetës së saj.
Nëpërmjet postimeve të shumta që ka bërë në rrjetet sociale, moderatorja bëri pjesë të festës edhe ndjekësit e saj dhe u tha që e gjitha kjo surprizë e bukur për festimin e ditëlindjes së saj është realizuar nga Krenar Çoçaj, i dashuri i moderatores.
Ndërkohë që së fundmi, Luana ka postuar një video me momentet nga festa dhe e ka shoqëruar me një shkrim ku tregon se ka bërë shumë përpjekje për t'u bërë kjo që është sot.
"Ne fund te fundit jeta ime eshte historia e perpjekjeve qe kam bere per te qendruar me kembe ne toke ndersa mbaja pareshtur syte nga qielli” Faleminderiit zot... per gjithcka, sfidat e bekimet qe me ke dhuruar gjate 28 viteve jete! Ndihem e realizuar. Jam e lumtur qe ju kisha prane te gjitheve ate nate. Kam marr gjithe energjine qe me duhet per shume projekte te medha qe jane rruges", shkruan Luana.
LuanaVjollca from Vimeointv.al on Vimeo.