Një tjetër sukses ka ardhur nga Italia dhe shqipet ja kanë dalë përsëri.
Këtë herë bëhet fjalë për kampionatin e Judos për grupmoshat U18.
Vincenzo Skënderi djaloshi 15 vjeçar me origjinë shqiptare, ka dalë kampion në kategorinë 55 kilogramë.
Në 5 ndeshje të marra pjesë, Vincenzo ja ka dalë ti fitojë të pesta me pikë të plota.
Vincenzo Skënderi në të gjitha intervistat e dhënë për mediat italiane është shprehur krenar për origjinën shqiptare duke vlerësuar mbështetjen e madhe që ka marrë nga ekipi italian me të cilin stërvitet.