Performanca e saj e zjarrtë e mbushi publikun me emocione dhe fitorja e vendit të dytë ishte një vlerësim që ju dha talentit të saj në Eurovision.
E kemi fjalën për këngëtaren shqiptare Eleni Foureira e cila së fundmi pasi fitoi vendin e dytë në Eurovision është nderuar edhe nga shteti i Qipros.
Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, priti në takim këngëtaren të cilën e dekoroi me “çmim mirënjohje”.
“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”, ka shkruar Foureira në foton e postuar në Instagram.