INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Krenohesha kur thoja..."/ Pra, Sara Hoxha qenka mbesa e artistit të ndjerë shqiptar dhe tani e morëm vesh

Publikuar më: 11:35 14-10-2020

Ditën e djeshme, mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli, ka bërë plot 4 vite që ka ndërruar jetë. Por, Sara Hoxha zgjodhi këtë ditë për të na treguar se çfarë e lidh me artistin e ndjerë. Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo zbuloi se Telati ka qenë gjyshi i saj.

“Janë bërë 4 vite tashmë dhe unë ende nuk mund ta besoj që nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh!,”- shkroi Sara krahas fotove të gjyshit, nga koha kur punonte në Cirkun Kombëtar.

“Krenohesha kur thoja që jam mbesa jote”,- shkroi ajo në një foto tjetër.

Telat Agolli ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.

sara-hoxha-12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026130676269531