INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krerët e shtetit shkelin Protokollin, të gjithë jashtë Shqipërisë

Krerët e shtetit shkelin Protokollin, të gjithë jashtë Shqipërisë

Publikuar më: 13:07 10-10-2016

Pika1.11 e kapitullit të katërt e Protokolli të Shtetit, ndalon që krerët e shtetit Shqiptar si Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit të jenë në vizita zyrtare jashtë shtetit në të njëjtën ditë. Por këtë të hënë Protokolli i Shtetit ose nuk është pyetur ose e ka shkelur me të dyja këmbët këtë pikë të rregullores.
Protokolli i Shtetit:
“1.11 Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për   çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohesisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”.
Tre krerët më të lartë të shtetit shqiptar, këtë të hënë kanë nisur vizitat e tyre zyrtare jashtë vendit. Italinë po e viziton Presidenti Bujar Nishani, Gjermaninë Kryeministri Edi Rama ndërsa në Greqi ka shkuar Kryeparlamentari Meta. Nuk bëhet e ditur nëse Protokolli i Shtetit ka qënë ai që ka koordinuar vizitat e tyre zyrtare, por ajo që mund të themi është se tre krerët e shtetit kanë shkelur Protokollin, i cili ju ndalon atyre që të tre të jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit.
Në njoftimet publike nga zyrat e shtypit e këtyre institucione, janë bërë publike dhe agjendat e takimeve.
Presidenti Bujar Nishani mësohet se është në Romë, ku sipas të dhënave ai ka takime të posaçme me përfaqësuesit më të lartë të shtetit Italian, me Presidentin Sergio Mattarella si dhe me Presidentin e Dhomës së Senatit të Parlamentit Pietro Grasso.
Edhe Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Gjermanisë mëngjesin e së hënës, ku sipas njoftimi të qeverisë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani.
Ndërsa kryeparlamentari Meta ndodhet në Greqi për një vizitë 3 ditore. Gjatë qëndrimit në vendin fqinj, Meta do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit si dhe me partive politike.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879