Rep-artisti i njohur MC Kresha, është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Këngët e tij jan kthyer në hite, sidomos me stilin ndryshe nga të tjerët dhe e zërin e veçantë që ka.
Për Kreshën nuk mjafton thjesht të bësh një këngë e të pëlqehet nga masa, për të ka rëndësi të veçantë teksti dhe domethënia që përcjell.
Ai ishte i ftuar në ‘Nd’rrimin e Natës’ gjatë javës së kaluar, ku ka folur për tekstet në muzikën shqiptare.
Artisti i konsideron të mangëta tekstet në muzikën shqip, derisa thotë se kjo ndodh për një arsye.
“Sa më pak të lexojë populli, aq më budalla dhe sa më pak që lexojnë njerëzit aq më shumë mundesh me u’a hedh me tekste”, shprehet Kresha gjatë emisionit.