INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreshnik Spahiu: “Edi si Erdogan, do vrasë Shqipërinë online”

Kreshnik Spahiu: “Edi si Erdogan, do vrasë Shqipërinë online”

Publikuar më: 10:00 18-03-2016

Me një shkrim të gjatë kushtuar nismës së qeverisë për mediat online, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu thotë se projektligji do të vrasë fjalën e lirë. Me titullin: “Edi si Erdogan, do vrasë Shqipërinë online”, Spahiu thotë se me ardhjen në pushtet të socialistëve, liria e medias ka shënuar rekorde negative.

“3 vjet pas ardhjes në pushtet Edi Rama ka vendosur në rresht çdo ekran TV dhe çdo gazetë print duke kaluar çdo lloj rekordi negativ të demokratëve. Sot s'bëhet fjalë për asnjë media-vizive që të jetë në opozitë me pushtetin gjë që ndodhte rëndom me pushtetin e Berishës. Në këto kushte zëri opozitar u derdh dhe u orientua drejt rrjeteve sociale, portale ve online, facebook, instagram etj”.

Janë pikërisht faqet online thotë Kreshnik Spahiu, ato që kanë zbuluar dhe aferat më të mëdha korruptive të Kryeministrit Edi Rama. Në këto kushte, sipas tij duheshin marrë masa për kontrollin e medias onlinë nga shefi i qeverisë me anë të një projektligji që sipas Spahiut është antikushtetues.

“Papritmas në skenë u shfaq projektligji Milana Haritos kushërirës së kryeministrit që të kontrollohen mediat online dhe rregjistrohen tek 'partia'. Projekti i huazuar nga modeli Erdogan u inspirua nga nënshtrimi shtypit turk i 5 gazetave të mbyllura opozitare, 27.000 wevsiteve, Zamanit të famshëm dhe censurës në Facebook dhe Twitter. Projektligji është anti-kushtetues sepse cënon haptazi të drejtën për informim në kohë dhe hapësirë për këto arsye: 1) Nuk përcaktohet definicioni i një website privat apo publik 2) Nuk diferencohen portalet me qëllim fitimprurës apo jo fitimprurës 3) Nuk bëhet dallimi i një rrjeti social shqiptar nga një i huaj 4) Nuk bëhet dallimi mes analizave, informacionit dhe blogut 5) Trajtohen me një standard website me .al me srver në shqipëri dhe ato me .com, .net, .org etj që paguan jashtë Shqipierisë. 6) Nuk bëhet dallimi i webciteve ngaFacebooku, Instagram, etj. 7) Nuk konceptohet ndryshe rrjeti social privat me atë institucional Në këto kushte qeveria fut në një thes websitin e Top Channel me websiten Kreshnikspahiu.com apo Pilafi.al”.

.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162