Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu thotë se nuk do të festojë sot 29 Nëntorin, ditën e çlirimit. Ai në një status në FB jep dhe arsyet:
“29 Nëntori çlirim nazist apo pushtim komunist? Unë s’do të festoj”.
Spahiu edhe në 28 nëntor ka reaguar pasi shprehu pakënaqësi me festimet dhe kujtoi nismën e tij të disa viteve me parë: “1 flamur, 1 dritare” , kur sipas tij Shqipëria u mbush me ngjyrat kuqezi.