Më i pakënaquri i marrëveshjes Rama-Basha ka rezultuar të jetë kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Pasi e paralajmëroi para disa orësh, tashmë ai e ka bërë zyrtare se do të tërhiqet përfundimisht nga politika.
Vendimi i Spahiut ka ardhur pasi nuk ka bërë një marrëveshje me PD-në dhe Lulzim Bashën, për zgjedhjet e 25 qershorit.
Duke folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arjan Çanit, Spahiu është shprehur se është hera e fundit që sonte del në ekran si kreu i AK-së dhe si politikan.
Spahiu ka hedhur akuza të shumta ndaj Bashës dhe protestës 90 ditëshe në ‘Çadrën e lirisë’. Spahiu ka deklaruar se ‘çadra’ ishte kurth.