INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Antimafias italiane ngre alarmin: Po na pushton droga shqiptare

Kreu i Antimafias italiane ngre alarmin: Po na pushton droga shqiptare

Publikuar më: 20:36 22-10-2017

Kalimi i drogërave të ndryshme nga Shqipëria në shtetin fqinj tashmë është bërë një situatë shumë shqetësuese për auoritetet Italiane. I ftuar në kongresin vjetor të Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë, Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias në Itali, Franco Roberti tha se “drogat e lehta kanë pushtuar vendin duke shkaktuar vikitima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, e rrjedhë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria.”

Roberti i ka bërë thirrje parlamentit dhe qeverisë Italiane për të marrë masa për këtë gjendje të rëndë kush shprehu qartazi mendimin se nëse nuk e luftojmë dot këtë fenomen le ta legalizojmë atë.

“I kemi kërkuar parlamentit dhe qeverisë italiane që të gjendjet një zgjidhje. Ose të bashkojmë të gjitha forcat për të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit është të luftojë fuqitë kriminale dhe jo të bashkëjetoj me ta.”, pohoi prokurori.

“Legalizimi i drogave të lehta do të ishte një goditje e rëndë e klaneve krimiknale”, tha ai. Kreu i antimafias ka thënë se nëse shteti prodhon drogë me cilësi të mirë dhe e shet me çmim më të arsyeshëm se trafikatët, kjo do të ishte një goditje fatale për ta.

“Shteti duhet të prodhojë e shes droga të lehta të cilësisë më të mirë e me çmime më konkurtuese se ato të trafikuara nga klanet kriminale”, tha Franco Roberti.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249