INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka: Të legalizohet Cannabis dhe prostitucioni

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka: Të legalizohet Cannabis dhe prostitucioni

Publikuar më: 17:31 21-09-2016

Vetëm pak orë pasi u shpreh pro importit të mbetjeve në vendin tonë për shkak se do t’i shërbejë ekonomisë së vendit, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, ka propozuar legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Në një deklaratë për media, Jaka është shprehur gjithashtu pro legalizimit të shtëpive publike, duke thënë se Shqipëria duhet të zbatojë formulën e Holandës, Italisë dhe Greqisë. Jaka u shpreh sot se të gjitha forcat politike duhet ta votojnë ligjin për riciklimin e mbetjeve. Sipas tij, me këtë ligj i hapet rrugë hyrjes së lëndëve të riciklueshme në vend.

 “Pse mos të zbatojmë edhe ne formulën e Hollandës, Italisë, Greqisë, për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike, siç e lejojnë ligjet europiane. Pse mos të kalojmë edhe tek ligjet e tjera, që është paketë, siç janë qasjet ligjore që liberalizojnë shërbimin e femrës, siç e ka Gjermania dhe Hollanda. Janë gjera normale, të jemi të ndershëm.

Njëkohësisht të shprehim elementë sigurie, për turistin, qytetarët, për të parandaluar pasojat efektet dhe pasojat sociale që krijojnë vakumet që lë Legjislacioni shqiptar”, tha Jaka.

Article Logic
Execution time: 0.0031309127807617