INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i Emergjencave Civile: Moti do të përkeqësohet, ja cilat janë qytetet e rrezikuara

Kreu i Emergjencave Civile: Moti do të përkeqësohet, ja cilat janë qytetet e rrezikuara

Publikuar më: 18:31 30-11-2017

Moti i keq me shira të dendur që ka përfshirë vendin, ka shkaktuar probleme në shumë qytete të vendit.

Në një intervistë për mediat, kreu Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka dhënë alarmin se moti do të përkeqësohet në ditët në vijim.

I ftuar në Report Tv ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonën e ultësirës perëndimore, përkatësisht nga Shkumbini në Vlorë, që duhet të largohen pasi janë të rrezikuar.

Sipas tij qytetet më të rrezikuara janë Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe Korça.

'Duke nisur nga data 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që janë kanë qënë në 24 orët e kaluara' u shpreh Prençi.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168